Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovë, Jakup Krasniqi në lidhje me marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e zi, ka thënë se procedurat e nënshkrimit të marrëveshjeve janë anti kushtetuese, duke shtuar se sikur institucionet e Kosovës të funksiononin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, opozita nuk do ta kishte asnjë arsyeje që t’i bllokoj mbledhjet plenare te Kuvendit të Kosovës janë anti kushtetuese.
Për të argumentuar ketë, Krasniqi është mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, transmeton Koha.net.
Në nenin 18 të kësaj Kushtetute shkruan: “Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtar për këto çështje:
1.Territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;
2.Të drejtat dhe liritë themelore;
3.Anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare;
4.Marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës”.
Krasniqi ndalet tek paragrafit të dytë, i cili thotë:
(2) “Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës”.
“Kushtetuta ka saktësuar se cilat marrëveshje ratifikohen në Kuvendin e Kosovës e cilat marrëveshje se pari ratifikohen në Kuvend e pastaj nënshkruhen dhe cilat se pari ratifikohen në Kuvend e pastaj nënshkruhen. Pra të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me territorit dhe çështjeve politike, ku edhe bien marrëveshjet në fjalë, nuk nënshkruhen pa u ratifikuar në Kuvend nga 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Kasniqi.
Marrëveshjet që janë nënshkruar në Bruksel, sipas Krasniqi, si ajo e 19 prillit 2013, ajo e 25 gushtit 2015 dhe marrëveshja për demarkacionin në Vjenë në mes Kosovës e Malit të Zi nga Ministrat e jashtëm të të dy vendeve, janë anti kushtetuese, se bien nën paragrafin një të nenit 18 të Kushtetutës.
“Pra marrëveshjet që bien nën paragrafin një të Kushtetutës, se pari ratifikohen në Kuvendin e Republikës e tek pas ratifikimit duhet të nënshkruhen nga personat përgjegjës. Te tri marrëveshjet e cekura, bien ekskluzivisht në ketë paragraf”, shkruan më tej Krasniqi.
Ai në fund paraqet disa pyetje drejtuar të gjithë akterëve juridikë, duke përfshirë edhe këshilltarët e qeveritarëve.
“Në një situatë të tillë, s’ka si mos të shtrohet pyetja: A kanë qeveritarët tanë këshilltarë juridik që dinë ta lexojnë Kushtetutën, në mënyrë që këshillat e tyre të jenë profesionale dhe parandaluese për veprime të pa ligjshme?
Pastaj ku janë ekspertet e kësaj fushe?
Ku është Prokuroria e shtetit të cilën e obligon Kodi Penal i Kosovës për t’i ndjekur të gjithë ata që bien ndesh me atë Kod?”.
Ai përfundn duke thënë se sipas kushtetutës këto marrëveshje janë të pa ligjshme dhe si të tilla duhet të nisen nga e para, duke besuar se nëse Gjykata Kushtetuese është formuar dhe paguhet nga tatimpaguesit e Kosovës, ajo që të tri marrëveshjet në fjalë duhet t’i shpallë anti Kushtetuese, por për ketë çështje duhet një referim paraprak.
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...