Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zonjën Lindita Nikolla.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me Kryetaren Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.
“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim. Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik.”, theksoi Kransiqi./arbresh.info/
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...