Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka ripërsëritur kërkesën e tij drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar, për të zgjidhur ngërçin politik që ka bllokuar formimin e institucioneve.
Ai e ka cilësuar si të pakuptueshëm faktin që një kandidat mund të jetë më i rëndësishëm se rreth një milion qytetarë që votuan.
Krasniqi e ka quajtur këtë situatë si një “serial të turpshëm të pengmarrjes institucionale” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, duke theksuar se bllokimi i konstituimit dhe krijimi i institucioneve në përputhje me verdiktin e qytetarëve po vazhdon për një muaj të tërë.
“Ky është serial i turpshëm i pengmarrjes institucionale që po e realizon VV-ja, me bllokimin jo vetëm të konstituimit, por edhe të krijimit të institucioneve sipas verdiktit të qytetarëve. Fiks një muaj më parë, jemi mbledhur këtu dhe jemi një muaj më vonë dhe shumë muaj pas zgjedhjeve, dhe jemi në bllokadën që po e mban partia në pushtet. Kjo është e tepërt. Edhe një herë i bëj thirrje VV-së dhe deputetit Kurti ta ndërrojë kandidaten që i merr herë 55, herë 56, herë 53 vota sepse nuk do t’i marrë 61″, tha ai.
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin