Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e ka ftuar kryeministren serbe, Ana Bërnabiq për të diskutuar për modelin e garantimit të lirive dhe të drejtave për pakicave në Kosovë dhe siç është shprehur ministri, në veçanti për pakicën serbe.
Kjo ftesë e Krasniqit vjen pas deklaratës së Bërnabiqit se Serbia është model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat.
“Letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq. Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi. Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /arbresh.info/
Më poshtë ftesën e plotë:
Tragjedia në Malishevë, sot ditë zie dhe pezullim i mësimit ...
Ambasada gjermane fillon sot aktivitetet ‘Ditët e Gjuhës Gje...
Tetë persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Indo...
Britania e Madhe dhe Franca do të kryesojnë takimin për Ngus...
Çmimet e naftës bien pas armëpushimit Izrael-Liban
27 vjet nga masakra në Poklek dhe Çikatovë