Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i është përgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku pas kërkesës së këtij të fundit për shkurtim të fushatës zgjedhore.
Krasniqi në një konferencë për media, u shpreh se PDK ka diskutuar për shkurtimin e fushatës zgjedhore.
“Unë kam biseduar me z. Abdixhiku dhe z.Haradinaj pas dërgimit të letrës dërguar z.Kurti. Ne i ndajmë bashkërisht shqetësimet për situatën me pandeminë, dhe çka do që është e nevojshme të ndërmerret për të siguruar një përmirësim të situatës dhe për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, është e nevojshme të diskutohet dhe të marrim vendime”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se e konsideron të rëndësishme që zgjedhjet e 17 tetorit të zhvillohen në nivelin e transparencës dhe demokracisë, por duke pasur prioritet sigurimin e shëndetit të qytetarëve.
“Fushata zgjedhore dhe shkurtimi i saj gjithsesi duhet të trajtohet. Duhet të diskutojmë për tu dakorduar për një fushatë të shkurtuar. Unë besoj që të gjithë pa dallim duhet ta kemi prioritet shëndetin publik”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...