Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shprehur bindjen e tij se kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk i ka votat e mjaftueshme për qeverinë e re.
Në një konferencë për media, Krasniqi ka deklaruar se nuk ka pas kurrëfarë kontakti apo komunikimi me VV-së, megjithatë kreu i PDK-së shtoi se nuk do të pranojnë të diskutojnë për qeveri me ta.
“Nuk kam kurrfarë kontakti as komunikimi me Vetëvendosjen. Nuk pres kurrfarë kërkese, por po e them përmes juve kot e dërgon kërkesën se për këtë çështje as që e diskutojmë me Albin Kurtin çfarëdo lloj qeverie në çfarëdo opsioni”, tha Krasniqi.
“Jam i bindur siç kam qenë gjithmonë, që s’ka numra. E më pas ezaurimi i provës së parë, sjell atë të provës së dytë. Afatet kushtetuese janë të tilla, që mund të përfundojmë në zgjedhje mes 30 nëntorit deri më 14 dhjetorit, ndoshta me 7 dhjetor. E nëse na befason Kurti, mbesim me shku në zgjedhje në prill”, tha Krasniqi./Arbresh.info
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...
KQZ drejt rinumërimit të plotë në gjithë Kosovën
Maroku “josh” Andres Iniestën