Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka ftuar të gjithë popullin shqiptar që të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL e UÇK-së për çlirimtarët në Hagë, e cila do të mbahet nesër në Tiranë, me fillim nga ora 17:00.
Kreu i PDK-së ka thënë se kjo protestë është thirrja e të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, për të mbrojtur historinë, dinjitetin dhe luftën tonë për liri.
“Ftoj bashkëqytetarët dhe shqiptarët kudo që janë, që të marrin pjesë në protestën në mbështetje të çlirimtarëve që mbahet nesër ne Tiranë. Faleminderit të gjithëve”, është shprehur Krasniqi.
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...