Njohësi i rrethanave politike e të procedurave të Kuvendit në Kosovë, Albert Krasniqi nga KDI, ka thënë se emërimi i ministrave dhe zëvendësministrave të rinj nga kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, ka qenë i panevojshëm.
Kjo pasi, sipas tij, ministrat dhe zëvendësministrat që kanë marrë votat e deputetit, nuk do të bënin shkelje ligjore nëse do të mbanin postet e tyre.
“Qeveria është në dorëheqje, dhe zëvendësimi i Ministrave që janë zgjedhur deputetë me emra të rinj ka qenë i panevojshëm. Më e nevojshme ka qenë që këta ministra t’i mbanin pozitat e tyre deri në konstituimin e Kuvendit sepse ata nuk mund të ushtrojnë pozitat e tyre pa u konstituuar Kuvendi. Rrjedhimisht, nuk do të kishte konflikt interesi”, ka thënë Krasniqi, raporton Koha.net.
Ai thotë se emërimet e sotme do të jenë barrë e buxhetit të Kosovës edhe për një vit.
“Këta persona, që u zëvendësuan sot, do t’i bëhen barrë buxhetit të Kosovës, sepse Ministrat, qoftë edhe për një muaj, do të gëzojnë pagë edhe për një vjet, ndërsa zëvendësministrat për 6 muaj”.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë