Krasniqi: Edhe unë jam pritur si kryetar i Kuvendit në PE

19:11 | 18 Shkurt 2016
M. A.

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi nëpërmjet një postimi në Facebook, të shoqëruar me disa fotografi, ka dëshmuar se edhe ai ishte pritur zyrtarisht në Parlamentin Evropian gjatë kohës sa shërbente si kryekuvendar.

Ai ka reaguar ndaj raportimit të mediave lidhur me vizitën që kryetari aktual i Kuvendit, Kadri Veseli po zhvillon në Bruksel, pasi u raportuar se Veseli është i pari kryetar i Kuvendit që pritet nga PE-ja.

Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:

RTK-ja është televizion publik apo ekstra privat?

Jo më herët se mbrëmë, gazetari i RTK-së tek po raportonte për vizitën e Kryetarit të Kuvendit në Parlamentin Evropian, tha: “Për herë të parë një kryetar i Kuvendit të Kosovës po pritet zyrtarisht në Parlamentin Evropian”.

Kjo është një logjikë tepër e mbrapsht që përsëritet shpesh në shoqërinë tonë, e sidomos në politiken tonë, që nga vitet 1990/91. Shprehjen se “historia fillon me ne”, si e atyre që janë në pozitë e besa po aq edhe të opozita.

Sipas kësaj praktike çoroditëse, ne shqiptarët duhet ta e shlyejmë historinë tonë t ë shekujve.

Kujt i duhet dhe kujt i shërben kjo mënyrë e të menduarit: “Me mua nisë historia”. Meritat e shumta të popullit shqiptar nder shekuj, nën sqetullën e tij nuk mund t’i futë asnjë individ, i djathë apo i majtë qoftë.

Për të treguar, se ajo nuk ishte vizita e parë, ilustrimin po e bëjë me fotografi, për t’i treguar si gazetarit ashtu dhe redaktorit të lajmeve dhe drejtuesve të Televizionit Publik.

Fakte të tjera ka edhe në arkivin e RTK-së si edhe në ketë fb.

Po e bëjmë mashtrimin kulturë, kujt i duhet kjo?

Shpërndaje në rrjete sociale