Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se e mbështet marshin e iniciativës “Liria ka emër” që është paralajmëruar për t’i mbajtur më 2 prill.
Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në atë marsh.
“Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndrojnë mbi përpjekjen shekullore të popullit tonë dhe sakrificës sublime të dëshmorëve dhe pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Prandaj, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, mirëpres dhe mbështes marshin për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë”, ka thënë Krasniqi në një shkrim në Facebook.
“Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi solidarizues, për të shprehur hapur mbështetjen dhe bindjen e palëkundur mbi pastërtinë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare”, ka shkruar tutje ai./arbresh.info/
lexo edhe:
“Liria ka emër” organizon Marsh për drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...