Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me anëtarët e kryesisë së PDK-së i janë bashkuar fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”e cila fillon sot dhe vazhdon deri në shënimin e Ditës së të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor.
Sipas tij, dhuna e të gjitha formave ndaj grave dhe vajzave, vazhdon të jetë shkelja më e përhapur e të drejtave të njeriut në mbarë botën, jo vetëm në Kosovë,
“Diskriminimi, përjashtimi dhe mohimi i të drejtave të tyre është i dukshëm në çdo pore të shoqërisë, me gjithë përpjekjet për ta avancuar rolin dhe pozitën e gruas”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Gratë dhe vajzat meritojnë trajtim dhe mundësi të barabarta. Të përkushtohemi çdo ditë, nga secili pozicion, që ta bëjmë këtë të mundur”, tha ai./arbresh.info/
Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshm...
Infantino: Trump më garantoi se Irani do të jetë i mirëpritu...
Arrestohet në Vlorë një 23-vjeçar nga Pejë, kapet duke tentu...
Përveçse e turpëroi pas 15 minutave lojë, Tudor as nuk e për...
Djegia e autobusit në Zvicër, ende nuk dihet nëse ka shqipta...
Lufta në Lindjen e Mesme, sulmohet anija e mallrave në Ngush...