Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në Seancën e Kuvendit që po mbahet sot, ka thënë se ligji për çmimet tavan do t’i mbyllë minimarketet.
Krasniqi ka thënë se ky ligj bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke shtuar se nuk e ka menduar që ndonjëherë do të diskutohet ky ligj.
“E pasni bo një ligj me i mbyllë këto minimarkete, e tregtarë të vegjël nëpër Kosovë. Shqetësues jashtëzakonisht që qeveria si mjet primar për krizë i konsideron intervenimet në treg”, është shprehur Krasniqi.
Ai e ka kritikuar po ashtu edhe ministren e Tregtisë, Rozeta Hajdari.
“Nuk kanë paraqit asnjë evidencë që tregon se rritja e çmimeve po shkaktohet nga abuzuesit. Pikërisht kjo ministre që ka thënë se e kemi gjetur fajtorin, fajtor janë minimarketet. Këta të voglit të lagjeve. I shpalli armiq”, deklaroi Krasniqi. /arbresh.info/
Lëvizja e guximshme e Delta Force amerikane në Iran: Avionët...
Trump: Asnjë amerikan nuk u vra në operacionin për shpëtimin...
Vushtrria humb lidershipin, Dinamo në krye të Ligës së Parë
Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
Begaj viziton Kishën e Shëngjinit në Lezhë: Dita e shenjtë e...
Drita triumfon ndaj Malishevës, Drenica dhe Prishtina ndajnë...