Sekretari i NISMA-s, Jakup Krasniqi ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë që ka filluar pas shpalljes së pavarësisë do të kishte kuptim vetëm nëse do të ishte në mes shteteve të barabarta, shkruan arbresh.info.
Krasniqi ka thënë në një opinion se bisedimet që janë zhvilluar deri më tani kanë qenë të pabarabarta dhe si të tilla janë të predispozuara të mos prodhojnë normalizim të marrëdhënieve.
“Bisedimet që janë zhvilluar me ndërmjetësimin e Brukselit në mes të qeveritarëve të Kosovës e të Serbisë kanë qenë më shumë se të pabarabarta. Dhe si të tilla janë të predispozuara të mos prodhojnë normalizim të marrëdhënieve, Kosovë-Serbi, përkundrazi do të jenë kërcënim i përhershëm për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë! Për tu arritur normalizimi i raporteve në mes dy vendeve, Kosovë – Serbi dhe ngritur shkalla e sigurisë në rajon, këto bashkëbisedime duhet të riformatizohen, si në formë ashtu edhe në përmbajtje”, ka shkruar Krasniqi.
Ai ka shtuar se bisedimet Kosovë-Serbi janë të nevojshme mirëpo duhet të bëhen pas një konsensusi nacional./Arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...