Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe në Prekaz për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka thënë se çdo përvjetor kthehen aty ku liria lindi nga gjaku, shkruan Arbresh.info.
“Si çdo përvjetor të pavarësisë, rikthehemi në Prekaz, aty ku liria u lind nga gjaku, ku qëndresa u bë flamur dhe lufta heroike e familjes Jashari u kthye në themel të shtetit tonë. Me nderim dhe përulësi, kujtojmë më të merituarit për këtë ditë – dëshmorët e UÇK-së dhe martirët e kombit – anembanë. Vizituam Drenicën e patriotëve dhe prijësve historikë, tokën e sakrificës dhe krenarisë kombëtare, prej nga nisi dhe u udhëhoq lufta jonë për çlirim”, ka shkruar ai.
Krasniqi ka kujtuar edhe krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë për shkak të gjykimit, duke thënë se ata po e mbrojnë të vërtetën e luftës.
“Edhe në këtë përvjetor, Hashim Thaçi mungon fizikisht, por prania e tij në historinë tonë është më e fortë se kurrë. Në Hagë, ai dhe bashkëluftëtarët – Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët – mbrojnë të vërtetën e luftës sonë të drejtë, luftës që solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Krasniqi./Arbresh.info/
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...