Albert Krasniqi nga D+ ka thënë se Avokati i Popullit ose deputetët duhet të kërkojnë interpretim nga Kushtetuta për vendimin e presidentes, Vjosa Osmani për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Osmani me vendim ka quajtur ndërhyrje të pashembullt të presidentes Vjosa Osmani në shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryesueses së
KQZ-së.
Postimi i plotë:
Kompetencat e Presidentit të Kosovës janë të shumta, por jo aq sa po mendon Presidentja
Osmani-Sadriu. Në vendimin për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së, ajo ka marrë rolin e katër institucioneve të tjera:
1. Gjykatës Kushtetuese, duke i interpretuar vet kriteret për certifikim të kandidatëve për deputetë;
2. Kuvendit, duke vlerësuar punën e KQZ-së;
3. Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, duke konstatuar shkelje në verifikimin e votuesve jashtë vendit;
4. Agjencisë për Informim dhe Privatësi, duke konstatuar shkeljen e të dhënave personale.
Kjo ndërhyrje e pashembullt nuk duhet të lejohet. Përndryshe është fitore për lajmet e rrejshme të shpërndara gjatë zgjedhjeve për KQZ-në, për bullizmin politik të Sami Kurteshit e për ndërhyrjet arbitrare të Presidentes në punën e institucioneve të pavarura.
Avokati i Popullit ose 30 deputetë, duhet patjetër të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Presidentes për shkarkimin e Kryesueses së KQZ-së./arbresh.info/
Media suedeze për Naim Murselin: Suedezi u dënua për jetë si...
Haxhiu dënon gjuhën përçarëse dhe seksiste të deputetit Fato...
Me 25 minuta vonesë, fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kërçeli shpreh mbështetje për krerët e UÇK-së, mohon se ia s...
Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muhamed Sejdini
Skandal në Rahovec: Profesori demonstron në klasë mbrojtje d...