Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për familjen pas vdekjes së mikës së madhe të popullit shqiptarë, Madeleine Albright.
Krasniqi ne një postim në Facbook, ka shkruar se Albright ishte një personalitet i papërsëritshëm, simbol i diplomacisë amerikane në botë dhe i humanizmit e i lirisë për shqiptarët.
Poashtu ka shkruar se ish-sekretareja e Shteteve ë Bashkuara të Amerikës, Ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: “Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time, përcjell arbresh.info
“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikes së madhe të shtetit të Kosovës, ish-sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright. Ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: “Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time”. Kosova është me fat që pati një mbrojtëse e mike të tillë. Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës bashkëndjejmë me dhembjen e popullit amerikan dhe të familjes së saj. Nderimet më të larta e të përjetshme për jetën dhe veprën e Madeleine Albright”, ka shkruar Krasniqi. / arbresh.info/
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...