Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas dështimit për votimin e Qeverisë ‘Kurti 3’, duke thënë se sot humbi Kosova dhe komunitet egjiptian.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka akuzuar deputetin e këtij komuniteti, Veton Berisha, për ego personale.
“Mosvotimi i Qeverisë Kurti 3 është zhgënjyes për të gjithë ata që kanë besuar në bashkëpunim, mbështetje dhe respekt të ndërsjellë. Qeveria Kurti 2 ka qenë një aleat i sinqertë i komuniteteve pakicë, duke dëshmuar me vepra se barazia nënkupton dyanshmëri. Në propozimin e kabinetit qeveritar sot nuk ishte emri im, si një mundësi për të marrë edhe votën e Veton Berishës. I motivuar nga inati e ego personale, veq emrit tim, ai refuzoi po ashtu edhe një ministër tjetër apartiak nga komuniteti egjiptian, duke insistuar vetëm në vetën e tij. Kësisoj, ai tashmë po i rikthehet stilit të tij të njohur politik, atij të pazareve dhe shantazheve që e kemi mësuar që nga viti 2014”, ka shkruar Krasniqi.
LEXO EDHE:
Mosvotimi i Qeverisë “Kurti 3” në fokusin e mediave botërore
Ai tutje ka thënë se komuniteti duhet të jetë para partisë e qytetari para politikës.
“Çdo kalkulim tjetër nuk na sjell as fuqi, as dinjitet – vetëm humbje. Në zgjedhjet e reja, komuniteti përmes votës do ta jap përgjigjen që ti e meriton, njëjtë siç të janë përgjigjur për mosvotimin e Qeverisë Kurti 1 me 3 shkurt 2020 dhe votës për rrëzimin e Qeverisë Kurti 1 më 25 mars 2020”, ka theksuar tutje Krasniqi.
Nesër mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministr...
66 inspektime për 48 orë – ndërtimtaria në fokus, 27 ndalime...
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenoc...
Begaj: E dënoj me forcë sulmin e armatosur ndaj Presidentit ...
Pas kërcënimeve nga Izraeli, Kadiri i “Esref Ruya” takon Erd...
“Përsëritet historia”/ Sulmi me armë në darkën e...