Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar heroin Agim Ramadani, në 24 vjetorin e rënies.
Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Agimi u flijua për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe që ky kufi mos të mbyllet më, përcjell Arbresh.info.
“Duke i prirë një prej betejave më të rëndësishme të luftës çlirimtare, asaj për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Agimi u flijua edhe vet që ai kufi të mos mbyllet më. Përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet Atdheu. Sot, përmes vargjeve dhe luftës së tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës”, ka shkruar Krasniqi.
“Lavdi të gjithë dëshmorëve të betejës së Koshares, bashkëluftëtarëve të Agimit, që për asnjë moment nuk u stepën në rrugën e shenjtë të lirisë!”, tha në fund i pari i PDK-së./Arbresh.info/
Projektligji për t’ia vënë emrin e Eliot Engel ndërtesës së ...
Qeveria në prag të rënies: Edhe një tjetër ministër britanik...
Shpërdoroi një shumë parash nga bankomati, policia kërkon nd...
Ish-sulmuesi i Liverpoolit dënohet me burg
Përplasja në Skënderaj, Arjeta Fejza rrëfen si u sulmua Hysn...
Pas kërkimeve intensive, gjendet trupi i pajetë i gruas së z...