Depytetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas takimit të kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi me atë serb, Petar Petkoviq në Bruksel për dinarin.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se për temën e dinarit edhe vendet mike e kanë kritikuar Kosovën për herë të parë, përcjell Arbresh.info.
Ajo ka përmendur kohën kur Bislmi ka deklaruar se tema për dinarin nuk do të diskutohet në Bruksel.
“Qeveria e Bislimit e bëri temë dinarin.
Për pasoj kjo temë mbërriti në Këshill të Sigurimit ku edhe vendet mike e kritikuan vendin tonë për herë të parë. E njëjta temë po diskutohet në Bruksel”, ka shkruar Krasniqi.
“A ju kujtohet kur Bislimi thoshte se nuk e diskutojmë këtë temë as këtu e as jashtë? Edhe sot Bislimi ishte në Bruksel duke diskutuar për këtë temë. Koncetrohu Bislim!”, ka thënë deputetja e LDK-së./Arbresh.info
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Moti në Shqipëri me vranësira mesatare dhe reshje lokale
LDK shënon 36-vjetorin e themelimit