Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media ka thënë se përkushtimi i kryeministrit Kurti për fushatën zgjedhore në Shqipëri është një precedent i dëmshëm për dy vendet, shkruan arbresh.info.
Në një konferencë për media, i pyetur se a po legjitimohet prezenca e Listës Serbe në Kosovë nga pjesëmarrja e Vetëvendosjes në zgjedhjet në Shqipëri, Tahiri tha se si opozitë do t’i përdorin të gjitha mjetet e nevojshme që të ndalohet ndikimi i Beogradit në Kosovë.
“Ne si opozitë do t’i përdorim të gjitha mjetet e nevojshme që në asnjë rrethanë Beogradi të mos ketë ndikim në jetën tonë përmes Listës Serbe. Mirëpo sot një precedant i tillë që po ndodhë në Shqipëri nga Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje është i dëmshëm edhe për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë”, tha ai/arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...