Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.
Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nga fillimi i procesit të numërimit të shtunën, më 3 janar, në orën 16:00, e deri të dielën, më 4 janar, në orën 16:00, janë numëruar gjithsej 41 nga 92 kuti votimi, të cilat përmbajnë pakot me fletëvotime të ardhura deri më tani në Kosovë.
Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan (4 kuti), Gjakovë (6), Gllogoc (2), Gjilan (7), Dragash (1), Istog (4), Kaçanik (2), Klinë (2), Fushë Kosovë (2), Kamenicë (3), Mitrovicë e Jugut (4), Lipjan (2) dhe Rahovec (2).
KQZ ka bërë të ditur se të dhënat për rezultatet po përditësohen në vazhdimësi në platformën zyrtare për rezultate, e cila është e qasshme në faqen zyrtare të KQZ-së.
Po ashtu, gjatë javës në vijim, procesit të numërimit do t’i bashkohen edhe fletëvotimet nga votimi me kusht, si dhe ato nga votimi i personave me nevoja të veçanta.
Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, nga 57 vendvotime me kusht, të shpërndara në 38 komuna të vendit, në sistem janë evidentuar mbi 9,900 votues të regjistruar për të votuar me kusht. Ndërkaq, numri i votuesve të regjistruar në programin e votimit për persona me nevoja të veçanta ka qenë 2,860.
KQZ: Numërohen 68 nga 92 kuti nga votimi përmes postës
Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në ...
Paralajmërimi i senatorit amerikan: Ditët e Kubës janë të nu...
Momenti i rrahjes brutale dhe plagosjes në Podujevë
Guardiola i zhgënjyer me barazimin me Chelsea-n
32 oficerë kubanë të sigurisë u vranë gjatë kapjes së Maduro...