Kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka përmes një video mesazhi, u bën thirrje qytetarëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet e parakohshme nacionale që do të mbahen më 11 qershor.
Daka, përmes kësaj videoje fton të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë, të japin kontributin e tyre në këto zgjedhje.
“Secili prej nesh ka obligim ndaj këtij vendi, që të japë kontributin e tij në ndërtimin dhe fuqizimin e demokracisë. E drejta e votës është e drejtë demokratike e juaja. Bëhu pjesë e këtij vendimi, jepe kontributin tënd…”, ka thënë Daka në video mesazhin që ua ka dedikuar qytetarëve të Kosovës.
Tashmë ka filluar fushata zgjedhore e partive politike të cilat po garojnë për këto zgjedhje.
https://www.facebook.com/kqzkosova/videos/1487552784652261/
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...