Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar edhe sot numërimi i fletëvotimeve me postë.
Në një postim në Facebook janë treguar edhe qytetet ku ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve.
“Deri në përfundim të ditës së premte, në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ tregon se në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik.
Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh.
Tutje thuhet se, procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran