Në tërë Kosovën janë hapur më kohë qendrat e vendvotimeve.
Zëdhënësi i komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se në të gjitha 21 komunat ku do të zhvillohet sot balotazhi, materiali shpenzues është shpërndara më kohë, raporton arbresh.info
“Tashmë janë hapur të gjitha vendvotimet në 21 komunat. Numri i qendrave të vendvotimeve në tërë Kosovën janë 575 . Sot mbahet në 21 komuna raundi i dytë i zgjedhjeve, në Drenas, Gjilan, Gjakovë, Kaçanik, Dragashit, Fushë Kosova, Istogu, Obiliqi , Klina, Kamenica, Rahoveci, Podujeva, Prishtina, Juniku, Mallisheva, Vushtrria, Shtime, Kllokoti, Mamusha. Prizreni.Të drejtë vote kësaj radhe kanë 1,260,571 qytetarë, dhe procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477 sosh”, tha Elezi./arbresh.info/
Hapet pa telashe edhe qendra më e madhe e votimit në Prishtinë
Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me t...
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Çështje që i për...
Reagon djali i Jakup Krasniqit: Rezistenca nuk mund të krimi...
LVV kundër kërkesës për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të...
Nisin hetimet për rastin e dhunës në shkollë
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...