Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka sqaruar se krjimi i Listës së Votuesve, për çdo komunë në Repubikën e Kosovës, është një proces i rregulluar me ligj dhe akte nënligjore.
„Pas raportimeve në media lidhur me krijimin e Listës së Votuesve dhe caktimin e votuesve në Qendra e Votimit për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e sheh të nevojshme të sqarojë këtë situatë. Sipas informacioneve të publikuara, qytetarë të ndryshëm, të cilët në proceset e kaluara zgjedhore kanë votuar në një komunë të caktuar dhe kësaj radhë kanë vërejtur se do të votojnë në një komunë tjetër, KQZ sqaron se krjimi i Listës së Votuesve, për çdo komunë në Repubikën e Kosovës, është një proces i rregulluar me ligj dhe akte nënligjore“, thuhet nw reagim.
Gjithashtu, prej disa vitesh, në raportet vjetore të punës së KQZ-së, është theksuar rëndësia e integrimit të sistemit unik të adresave në Regjistrin Qendror Civil, përmes së cilit do të mundësohej caktimi i votuesve sa më afër vendbanimit të tyre, ashtu siç kërkohet me Ligjin Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme.
Në bazë të Ligjit Nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ-ja mban dhe përditëson Listën e Votuesve duke u mbështetur në të dhënat e sakta dhe më të fundit të Regjistrit Qendror Civil. Në këtë proces, lista sistematikisht pastrohet nga personat që kanë ndërruar jetë ose që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës.
Ndryshimet e vërejtura lidhen me aktivizimin e sistemit të adresave nga Agjencia për Regjistrimin Civil dhe Agjencia Kadastrale e Kosovës, i cili ka filluar në tetor 2024. Ky proces ka reflektuar natyrshëm në caktimin e Qendrës së Votimit sipas adresës së banimit të secilit qytetar dhe kjo ka pasur ndikim një numër komunash të Repulikës së Kosovës./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...