Votat e ardhura nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të fillojnë të numërohen sot.
Sipas shërbimit votues të KQZ-së është bërë vlerësimi i 1 mijë e 571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura me postë. Nga ky proces del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizura me fletëvotime është 2 mijë e 658, prej të cilave janë aprovuar 2 mijë e 379.
“Gjatë ditës së martë, 16 nëntor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me numërimin e fletëvotimeve të cilat janë dërguar nga jashtë Kosovës gjatë periudhës së votimit, 29 tetor – 12 nëntor. Tashmë shërbimi votues i KQZ-së ka bërë vlerësimin e 1,571 pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura përmes postës. Nga procesi i vlerësimit, del se nga këto pako numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime është 2,658, prej të cilave janë aprovuar 2.379, ndërsa pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore janë refuzuar 279 pako. Këto fletëvotime u takojnë komunave 19 komunave të ndryshme”, tha Elezi.
Elezi tha të hënën se së shpejti do të fillojnë edhe me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u zhvilluar të gjitha procedurat e parapara që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta”, tha Elezi.
Të dielën u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në 21 komuna. Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së, PDK ka fituar nëntë komuna, LDK shtatë komuna, AAK pesë Komuna, VV katër komuna dhe LS ka fituar në 10 komuna të vogla./arbresh.info/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...