Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka pasur çfarë të thotë për deklaratën e LDK-së se KQZ nuk mund të ndërhyjë në procese të zgjedhjeve të subjekteve politike.
Arsyetimi i institucionit që mbikëqyr dhe rregullon funksionimin e partive ka qenë se ‘nuk komenton deklaratat e të tjerëve’, raporton KTV.
Konstatimi i LDK-së pse KQZ nuk mund të ndërhyjë në Kuvendin e saj ka qenë se përbëhet nga përfaqësues të partive politike, ani pse e njëjta përbërje me parti politike ka certifikuar partinë e Isa Mustafës.
E sulmet e partisë së Isa Mustafës që po i bën shoqërisë civile dhe medieve, për Halil Matoshin janë të papritura nga një parti që ka lavdëruar vetën si mbrojtëse e këtyre vlerave. Ka thënë se Mustafa është bërë i njëjtë sikur të gjithë liderët e tjerë autoritarë në Kosovë, transmeton Koha.net.
LDK-ja që zgjodhi Isa Mustafën në mandatin e dytë si kryetar ka thënë të martën se ajo nuk ka lejuar monitorimin e përfaqësuesve të shoqërisë civile, pasi që ata kishin shprehur preferencat kundër Isa Mustafës në garë.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten