Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se sot do të fillojnë me numërimin e 1806 pakove për të cilat vendosi sot Gjykata Supreme.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se numërimi do të fillojë sonte në ora 21:00.
“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë Elezi.
Gjykata Supreme ka vendosur në favor të Lëvizjes Vetëvendsoje sa i përket 1806 kutive me vota të ardhura nga diaspora.
Aty shkruhet se miratohet si e bazuar ankesa e VV që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa derisa, detyrohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 1806 pako me fletëvotime të votuesve jashtë Kosovës.
Çfarë i ndodh trupit nëse konsumoni hudhër?
Disa metoda për të parandaluar ftohjen
Italia dërgon anije për të ndihmuar në mbrojtjen e Qipros
Shtëpia e Bardhë: Fushata ushtarake në Iran mund të zgjasë k...
Dy vetura aksidentohen në autostradë, një person pëson lëndi...
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të...