KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare

10:55 | 6 Nëntor 2019
M. A.

Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpall rezultatet përfundimtare gjatë ditës enjte (7 nëntor).

Në respektim të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me këtë ligj sa i përket shpalljes së rezultateve përfundimtare, raporton arbresh.info.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në PZAP lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Prandaj, duke e ditur se të martën rreth mesnatës është përmbyllur procesi i numërimit të fletëvotimeve sipas vendimit të Gjykatës Supreme, KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor. Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpall rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve” ka thënë Valmir Elezaj nga KQZ./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale