Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nesër (e diel) në orën 10 do të fillojë në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Dragashit dhe tre vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Rahovecit dhe më pas edhe numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna.
Pas përmbylljes së këtyre dy komunave do të fillojmë me numërimin e votave me kusht votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Prishtinës dhe pastaj edhe të atyre për Komunën e Prizrenit.
Pra, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të procedohet sipas kodeve që kanë komunat.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...