Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që më 27 dhjetor 2025, në përfaqësitë diplomatike të lejohet votimi edhe me dokumente të Republikës së Kosovës me afat të skaduar të vlefshmërisë.
Ky vendim i KQZ-së, sipas një njoftimi të këtij institucioni, vjen pas evidentimit të disa rasteve në votimin e kaluar për Kuvendin e Kosovës, i mbajtur më 8 shkurt 2025, ku votuesit e regjistruar janë paraqitur për votim me dokumente identifikimi të skaduara.
“Votuesit e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike në të cilat do të organizohet votimi më 27 dhjetor, mund të identifikohen në vendvotim me njërin prej tri dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës: letërnjoftim; pasaportë; apo lejen e vozitjes”, tha KQZ.
Po ashtu, në këtë mbledhje, në kuadër të procesit përgatitor për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ mori këto vendime:
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...