Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët me të drejtë vote se ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.
KQZ përmes njoftimit për media thotë se gjatë kësaj periudhe, e cila do të përfundojë më 3 prill 2024, qytetarët me të drejtë vote nga këto komuna mund ta mësojnë qendrën e tyre të votimit dhe nëse dëshirojnë edhe ta ndërrojnë atë, duke e caktuar sa më afër vendbanimit të tyre.
“Parashtrimi i kërkesës për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës mund të bëhet përmes platformës së vendosur në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org apo në vegzën direkte https://eomp.kqz-ks.org/sq dhe kjo do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së”, thuhet në njoftim.
KQZ thotë se ndërrimi i Qendrës së Votimit është i mundur edhe duke paraqitur kërkesën në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, në komunën përkatëse.
Po ashtu, KQZ njofton qytetarët me të drejtë vote nga këto katër komuna se deri më 5 prill 2024 është afati për të kundërshtuar pasaktësitë apo lëshimet në Listën Votuese, duke paraqitur kundërshtimin e tyre në Zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...