Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari, Eshref Vishi.
Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për lryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, KQZ mori vendim për miratimin e udhëzimit administrativ për masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve.
Ky vendim i KQZ-së miratohet pas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
Qëllimi i këtij udhëzimi është: përcaktimi i masave mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në hapësirat ku mbahen zgjedhjet; përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime; dhe përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë dorëzimit dhe pranimit të materialit zgjedhor.
Ky udhëzim është i publikuar në ueb faqen e KQZ-së:
Në mbledhjen e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar udhëzimin për votimin e personave të cilët për shkak të testit pozitiv me COVID-19 janë në karantinë shtëpiake dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetizolimit.
https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2020/11/1092-2020-Vendim-per-udhezim_al.pdf.
Në lidhje me këtë çështje, gjatë mbledhjes së sotme, KQZ miratoi edhe afatin për identifikimin dhe konfirmimin për votuesit nga kjo kategori. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat është nga data 15 nëntor deri më 26 nëntor 2020.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale