Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar fushatën për edukimin dhe informimin e votuesve të rinj për procesin zgjedhor në vend.
Me anë të këtij projekti, i cili do të përfundojë më 31 maj 2024, të rinjtë do të informohen për të drejtën е tyre për të votuar, procesin zgjedhor, sistemin dhe procedurat zgjedhore, si dhe për ndikimin që mund të ketë vota е tyre në përcaktimin e përzgjedhjes së përfaqësuesve të tyre.
Po ashtu, të rinjtë do të informohen për caktimin e qendrës së tyre të votimit dhe për mundësinë e ndërrimit të saj në çdo kohë.
Përmbushja e këtyre objektivave do të arrihet përmes organizimit të ligjëratave, diskutimeve, simulimit të votimit, shpërndarjes së materialeve informuese/vetëdijesuese të cilat do të organizohen në shkolla të mesme dhe në sallat e asambleve komunale.
Në fund të çdo ligjërate, do të bëhet simulimi i votimit me qëllim të informimit se si të plotësohet një fletëvotim në mënyrë që të jetë i vlefshëm./Arbresh.info
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...
Trump urdhëron publikimin e të gjitha dokumenteve për UFO-t ...
Kryetari i New York-ut: Ramazani është muaji im i preferuar
Takimi i Bordit të Paqes në Washington, Rama ndan momentet d...
Shënohet 37-vjetori i Grevës së Minatorëve të Trepçës