KQZ ka marrë vendim që të mbyllen Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike në Ankara, Kanbera dhe Iowa, 75 votuesit e tyre do të votojnë me postë.
Për shkak të numrit të vogël të votuesve, vetëm 75 sosh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që më 8 shkurt 2025 të mos organizohet votimi ashtu siç ishte planifikuar në Qendrat e Votimit në 3 përfaqësitë diplomatike që ndodhen në shtete të ndryshme.
Bëhet fjalë për Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike të vendosura në Ankara (Turqi), Kanbera (Australi) dhe Iowa (ShBA) për shkak se janë regjistruar numër i ulët i votuesve, 25, 18, përkatësisht 32 votues.
Sipas KQZ-së, të gjithë këta votues të regjistruar do të mund të votojnë përmes postës në kutitë postare që janë hapur nga KQZ në këto shtete. Pas këtij vendimi të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 15 Ambasada dhe 15 Konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës./RTK
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë