Gjatë ditës së sotme do të mblidhet KQZ-ja dhe do të marrë disa vendime për përgatitjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars 2020.
Këtë e ka konfirmuar për portalin arbresh.info zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se do të merren vendime për shkurtimin e afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore.
Një ndër vendimet e para do të jetë shkurtimi i afateve kohore të aktiviteteve zgjedhore duke i përshtatur me ditët që janë në dispozicion për organizimin e tyre.
Po ashtu, KQZ-ja pritet të miratojë planin operacional ku janë të parapara të gjitha aktivitetet e këtij procesi zgjedhor.
Edhe sa i përket kohës se deri kur mund të paraqiten subjektet politike për të marrë pjesë në këto zgjedhje apo edhe sa do të jetë kohëzgjatja e fushatës zgjedhore, do ta dimë në këtë mbledhje. /arbresh.info /
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...