Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i përkasin votimit jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Sipas njoftimit zyrtar, nga pasditja e së premtes deri të dielën në orën 16:00, janë numëruar gjithsej 147 kuti votimi – 80 prej tyre që përmbajnë fletëvotime për zgjedhjet për kryetarë komunash dhe 67 të tjera për kuvendet komunale.
Deri më tani, mbi 50% e fletëvotimeve janë numëruar. KQZ ka bërë të ditur se tashmë ka filluar edhe publikimi i rezultateve të këtij procesi në platformën zyrtare për zgjedhjet lokale: https://resultslocal2025.kqz-ks.org/.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër