Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat zyrtare për komunat ku do të zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë komunash më 9 nëntor 2025.
Sipas tabelës së publikuar nga KQZ, në rrethinë e dytë të zgjedhjeve do të marrin pjesë gjithsej 1,316,672 votues brenda vendit dhe 29,725 votues jashtë Kosovës.
Nga këto të dhëna, Prishtina prin me numrin më të madh të votuesve (222,418), e ndjekur nga Prizreni (188,971) dhe Gjakova (121,821). Ndërsa komunat më të vogla si Mamusha, Junik dhe Kllokoti kanë numër dukshëm më të ulët votuesish.
Në total, për raundin e dytë do të jenë 507 qendra votimi dhe 1,628 vendvotime në të gjitha komunat ku do të zhvillohet gara për kryetar.


Policia zbardhë detajet e fundit nga rasti që ndodhi në Vete...
Shoqata e të Burgosurve Politikë të Kosovës mbështetë Marshi...
Ekskluzive: Një person vetëvritet në dalje të autostradës ng...
KQZ: Edhe 400 vendvotime kanë mbetur të rinumërohen
Presidenti i Iranit paralajmëron për paqëndrueshmëri rajonal...
Operacion ndërkombëtar për IPTV ilegale dhe shpëlarje parash...