Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.
Sipas njoftimit, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët e raundit të dytë do të fillojë më 3 nëntor dhe do të përfundojë më 9 nëntor 2025, në orën 06:59.
Sipas vendimit të KQZ-së, kufiri i sipërm i shpenzimeve është në shumën: 2 milionë e 633 mijë e 344 Euro dhe mbështetet në listën e votuesve brenda vendit për raundin e dytë, e cila përmban: 1 milion e 316 mijë e 672 votues, pra nga 2 Euro për çdo votues të regjistruar.
Subjektet politike nuk mund ta tejkalojnë vlerën e kufizuar të shpenzimeve në komunat në të cilat garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve./Arbresh.info/
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...