Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se sot në ditën e zgjedhjeve janë raportuar probleme me furnizimin me energji elektrike në gjashtë komuna.
Ai tha se sipas raportit të orës 11:00 nga dhoma operative e KQZ-së, mungesë e energjisë elektrike është evidentuar në gjashtë qendra votimi që i takojnë komunave Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan.
“Sipas raportit të orës 11:00 në dhomën operative të KQZ-së, janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi që i takojnë gjashtë komunave. KQZ e ka njoftuar KEDS-in lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar Radoniqi.
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre