KQZ-ja rishikon buxhetin e këtij viti

08:49 | 7 Qershor 2021

Komisioni Qendror i Zgjdhjeve rishikon buxhentin e këtij viti në mbledhjen e caktuar për sot.

Mbledhja do të fillojë prej orës 10:00, dhe antarët kanë në rend dite edhe shqyrtimin e raportit të shpenzimeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të kërkojë buxhet shtesë nga Qeveria e Kosovës për Zgjedhjet Lokale që do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

Zëdhënësi për media nga KQZ, Valmir Elezi tha për arbresh.info se mjetet që ishin të ndara për zgjedhjet lokale janë shfrytëzuar për organizimin e zgjedhjeve qendrore të parakohshme të 14 shkurtit, shkruan arbresh.info.

Pas shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale nga presidentja e vendit në konsultim me partitë politike, KQZ do të bëjë kërkesën për buxhet shtesë.

“Është e domosdoshme që ditëve në vazhdim të bëjmë një kërkesë për buxhet shtesë sepse një pjesë nga mjetet e ndara për zgjedhjet lokale janë shfrytëzuar për organizim të zgjedhjeve të parakohshme të 14 shkurtit”, deklaroi Elezi./arbresh.info/

KQZ-ja do të verifikojë edhe kandidatët për zgjedhjet lokale në një numër institucionesh

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara