Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës ku në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Zyrës, për miratimin e vendimit për caktimin e lartësisë së mjeteve nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2024.
Mbledhja do të mbahet sot në ora 13:30.
Në rend dite, përveç çështjes së mjeteve për subjektet politike, është dhe shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit Final të Prokurimit për vitin 2024. Pastaj shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit të Punës për vitin 2024.
Gjithashtu do të shqyrtohet dhe miratohet edhe draft Plani Final i Prokurimit për vitin 2024.
Poashtu, në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe miratohet ftesa nga ODIHR, për pjesëmarrje në konferencën “Shkëmbim Rajonal mbi Forcimin e Sistemeve dhe Praktikave Financiare të Fushatës” në Varshavë, si dhe do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i ftesës së IFES, për takim online nga Rrjeti i Drejtësisë Zgjedhore për Evropën dhe Eurazinë./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...