Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë theksuar se janë të gatshëm për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Komunave në veri të vendit, të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.
Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka theksuar për arbresh.info se ata do t’i përmbushin detyrimet kushtetuese dhe ligjore.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrimet kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga Presidentja e Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai për arbresh.info
Ai tha se KQZ-ja do të presë shpalljen e zgjedhjeve për të filluar me përgatitjet intensive të tyre.
“KQZ-ja do të presë shpalljen e zgjedhjeve për të filluar me përgatitjet intensive të tyre. Si në çdo proces tjetër zgjedhor, KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional, në të cilin listohen të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen për organizimin e këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi.
Sipas tij, ende nuk dihet se sa do ti kushtojnë buxhetit të shtetit zgjedhjet në vëri.
Elezi thotë se aktualisht KQZ-ja nuk ka buxhet, sipas tij në raste të tilla KQZ-ja përgatit kërkesën për Qeverinë e Kosovës me shumën e planifikuar.
“Këto janë zgjedhje të paplanifikuara, prandaj KQZ-ja nuk ka buxhet. Në raste të tilla, sikurse në të kaluarën, KQZ-ja përgatit kërkesën për Qeverinë e Kosovës me shumën e planifikuar”, shprehet Elezi./arbresh.info/
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...
Google përshpejton telefonat Android dhe përmirëson baterinë