Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Blic.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta Blic zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
“KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit që do të hapen në ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.
Ndryshe, KQZ-ja, sot ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës nga 13 janari deri më 21 janar.