KQZ-ja mblidhet sot

11:26 | 4 Shkurt 2022
A Z

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 13:30.

Në këtë mbledhje në rend dite është edhe zëvendësimi i një anëtari në Kuvendin Komunal në Ferizaj.

Sipas njoftimit,  diskutohet edhe për raporti e shpenzimeve të derivateve për periudhën janar-dhjetor 2021.

Rendi i plotë i ditës:

Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve Nr. 87, 88, 89 dhe 90 /2021:

Raport i Këshillave të KQZ-së:

Këshilli për Çështje Ligjore:

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të Kuvendit Komunal në Ferizaj.

Këshilli për Buxhet dhe Financa:

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për transfer te mjeteve nga kategoria e shpenzimeve komunale ne kategorinë e mallrave dhe shërbimeve;

Shqyrtimi dhe miratimi i obligimeve të pagesave për anëtarët e KVV-ve të cilët nuk janë paguar;

Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve janar-dhjetor 2021.​

Të ndryshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale