Deri në orën 15:00 në katër komunat e veriut kanë votuar 30% e qytetarëve.
Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka në një konferencë për media, shkruan arbresh.info.
Daka ka thënë se në komunat veriore kanë votuar 18 mijë e 729 qytetarë.
“Procesi i votimit në 44 qendrat e votimit në 4 komuna është duke vijuar na problem. Deri në orën 15:00 të drejtën e tyre e kanë shfrytëzuar 18 mijë e 729 qytetarë apo 32.30% nga gjithsej 87 mijë e 983 qytetarë sa është numri i plotë ndërsa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit kanë votuar 17 mijë e 544 votues apo 30.79%”, ka thënë ajo.
E para e KQZ-së ka treguar për numrin në çdo komunë.
“Në Leposaviq kanë votuar 6 mijë e 3 votues apo 33.05%, ne Zubin Potok 2 mijë e 940 apo 34.45 , në Zveqan 3 mijë e 169 apo 34.34% dhe në Mitrovicën e Veriut 6 mijë e 617 apo 30%”, ka shtuar ajo.
Daka ka thënë gjithashtu se ka pas paqartësi me dokumentet e identifikimi.
“Kemi pas disa raportime se komisionarët kanë pas disa pa qartësi me dokumentet e identifikimit të cilat janë lejuar në këto zgjedhje por nga KQZ kanë marrë sqarimet e nevojshme”, ka përfunduar ajo./Arbresh.info/
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...
Liverpool e mbyll vitin me fitore ndaj Wolves
LQShA: Thirrje për mbrojtjen e sovranitetit dhe mosndërhyrje...
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e së d...
Aksident masiv në Japoni mes 67 automjeteve, raportohet për ...