Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar fazën e radhës të programit të trajnimit, në të cilën përfshihet trajnimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit, të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve më 9 shkurt 2025.
Gjithashtu, për herë të parë do të mbahet programi i trajnimit për anëtarët e Këshillave të Vendvotimit të cilët do të angazhohen për votimin jashtë Kosovës më 8 shkurt 2025 në vendvotimet që do të hapen në përfaqësitë diplomatike.
“Në këtë fazë të trajnimit do të përfshihen më shumë se 15 mijë anëtarë të Këshillave të Vendvotimit, të cilët janë emëruar nga KQZ dhe që u përkasin të gjitha komunave të Republikës së Kosovës”, njofton KQZ.
Qëllimi i këtij trajnimi është që anëtarët e Këshillave të Vendvoitmit të përfitojnë njohuri mbi legjislacionin, rregulloret zgjedhore dhe procedurat zgjedhore që do t’i zbatojnë në ditën e zgjedhjeve për temat të ndryshme, si në vijim:
Votimi dhe numërimi i fletëvotimeve në vendvotim, votimi me kusht, votimi për persona me nevoja të veçanta dhe numërimi i fletëvotimeve në Qendrat Komunale të Numërimit.
Procedurat për pranimin dhe dorëzimin e materialeve zgjedhore.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i vendvotimeve në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit në Republikën e Kosovës është 2,533 vendvotime, ndërkaq numri i vendvotimeve për votimin jashtë Kosovës, në përfaqësi diplomatike, është 43 vendvotime.
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...