Procesi i votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 19 shtete të ndryshme të botës është duke vazhduar.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 15:00 kanë votuar 10,346 votues apo 50.91 % e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë Kosovës.
Votimi në përfaqësi diplomatike ka filluar në orën 07:00 dhe mbyllet në orën 19:00 sipas kohës lokale në secilin vend.
Procesi i votimit do të zhvillohet në 43 vendvotime që u përkasin 16 ambasada dhe 14 konsullatave të Republikës së Kosovës, të cilat janë të vendosura në 19 shtete të ndryshme.
Ndërkaq numri i përgjithshëm i shtetasve të Kosovës të regjistruar për të votuar në këto 30 përfaqësi diplomatike të Republikës së Kosovës është 20 mijë e 324.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...