Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00 në komunat veriore të Kosovës kanë votuar mbi 9 mije qytetarë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka në një konference për medie ka thënë gjithashtu se procesi zgjedhor është duke vijuar pa probleme, shkruan arbresh.info
“Procesi i votimit në 44 qendra dhe në 4 komuna ku po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave është duke vijuar pa asnjë problem. Po ashtu ju njoftojmë se deri ën orën 11:00 të drejtën e dyte për të votuar e kanë shfrytëzuar 9 mijë e 361 qytetarë me të drejtë vote nga 57 mijë e 983 sa është numri i përgjithshëm nga këto katër komuna”, ka thënë ajo.
Sipas KQZ-së, Mitrovica e Veriut ka dal daljen më të madhe në votim.
“Në Leposaviq kanë votuar 3 mijë e 262 qytetarë apo 17.965, në Zubin Potok kanë votuar 1 mijë e 174 apo 13.76%, në Zveçan 1 mijë e 488 apo 16.02% dhe në Mitrovicën e Veriut 3 mijë e 437 apo 15.58% “, ka shtuar Daka.
E krahasuar me kohën e njëjte në zgjedhjet lokale të 2017-es sipas Dakës pjesëmarrja në votim ka qenë më e vogël ose saktësisht 8 mijë e 483 votues./Arbresh.info/
Lexo edhe: KQZ: Të gjitha vendvotimet janë hapur në orën 07:00
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci