Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për de-certifikimin e disa kandidatëve që ishin më herët të certifikuar për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, duke i zëvendësuar me kandidatë të rinj nga të njëjtat subjekte politike.
Ndër më të përfolurit në këtë listë është Rinas Zeqiri, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Asamblenë Komunale në Gjilan, i cili u arrestua së fundmi nga Policia e Kosovës pas zbulimit të një plantacioni me qindra bimë kanabisi, që dyshohet të jetë kultivuar nga një grup i organizuar kriminal.
Gjykata Themelore në Gjilan tashmë i ka caktuar Zeqirit masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Lidhur me këtë, kandidati i VV-së për kryetar të Artanës, Abdyl Gashi, ka konfirmuar se Zeqiri ka qenë pjesë e listës zgjedhore të Vetëvendosjes në Gjilan.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...